Shkup, 1 prill – Dy edukatore nga kopshti “Borëbardha” në Çair kanë mbetur pa punë, ka njoftuar televizioni Alfa, transmeton Koha. Prindërit dhe fëmijët e grupeve “bletat” dhe “buqeti” sot janë mbledhur para Komunës Çair. Me shqetësim dhe lot në sy kanë folur para kamerave për problemin me të cilin ballafaqohen, ata kanë thënë se nuk duan që edukatorja Stojne dhe Ratka të largohen nga puna dhe të zëvendësohen me tjera, sepse sic thonë ata kanë qenë pedagoge të shkëlqyeshme, të mbushura me kreativitet dhe dashuri.