“Globoesporte” raporton se ish sulmuesi i Interit, Romës, Fiorentinës dhe Parmas, Adriano, është hospitalizuar në një klinik private, transmeton Gazeta Express. Arsyet e hospitalizimit nuk janë konfirmuar ende as nga klinika dhe as nga ana e lojtarit, por “UOL Esporte” raporton se ai ka prerë dorën në shtëpi dhe plaga është infektuar shumë. Adriano është shtruar në spital privat në Barra de Tijuca, në perëndim te Rio de Janeiros. Javën e kaluar Adriano u kthye në Itali, ku vizitoi Interin, që ende mban kujtime të bukura nga aventura me fanellën e Zi Kaltërve.