Shkup, 11 qershor – Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar nga Çair, pas zënkës me familjarët e tij për lidhjen e dashurisë që kishte pasur është arratisur nga shtëpia, shkruan KOHA. Rastin në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup e ka denoncuar prindi i tij. Policia e Shkupit me këtë rast ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për gjetjen e personit të mitur. (koha.mk)