Ashtu si sot, 17 vite më parë, Leo Messi mbërriti për herë të parë në Barcelonë nga Rosario, vendlindja e tij. I shoqëruar nga prindërit e tij dhe tre vëllezërit, Leo, atëherë një fëmijë, kishte arritur pas ndërmjetësimit nga Josep Maria Minguella, i cili e rekomandoi atë për Charly Rexach, asokohe drejtori sportiv i klubit katalanas. Me insistimin e Minguella, tre muaj më vonë, Leo përfundoi testin para syve të Rexach dhe së shpejti nënshkroi kontratën e famshme. 17 vjet më vonë, Leo Messi mbledh arritjet më të mira në histori dhe një rekord për t’u patur zili, si dhe pesë “Topa të Artë”. Messi njihet sot njihet si lojtari më i mirë në historinë e klubit.