Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se do të kthenin 17 mijë objekte arkeologjike në shtëpinë e tyre, Irak. Objektet, të cilat janë rreth 4 mijë vjeçare dhe nga periudha sumeriane, u kthyen bashkë me kryeministrin irakian, Mustafa al-Kadhimi
Një gur në të cilin janë mbishkruar pjesë nga Epi i Gilgameshit dhe mijëra objekte të çmuara, u grabitën pas pushtimit amerikan në Irak. Historiani, Abdullah Khorsheed Qader, ka punuar në fushën e arkeologjisë që nga viti 2000, kur nisi studimet master në Universitetin Salah-al-Din në Erbil, Irakun verior. Si studiues dhe drejtor i Institutit irakian për Ruajtjen e Antikiteteve dhe Trashëgimisë, Qader, është i lumtur që vendi i tij do të marrë përsëri thesaret e tij të lashta. Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se do të kthenin 17 mijë objekte arkeologjike në shtëpinë e tyre, Irak. Objektet, të cilat janë rreth 4 mijë vjeçare dhe nga periudha sumeriane, u kthyen bashkë me kryeministrin irakian, Mustafa al-Kadhimi.
Ky i fundit ishte në Washtington DC, në një takim i cili ishte në Uashington DC për një takim me presidentin amerikan Joe Biden. Duke e quajtur kthimin “një ngjarje historike”, ministri irakian i Kulturës, Hassan Nazim, u shpreh se ky ishte rezultati i përpjekjeve disamujore të autoriteteve irakiane. Në vitin 2018, qeveria britanike ktheu objektet e lashta që u plaçkitën në mënyrë të ngjashme pas pushtimit amerikan dhe që më pas u shfaqën në Angli.
Pushtimi amerikan
“Shumica e këtyre objekteve ishin pjesë e materialeve, që ishin plaçkitur nga Muzeu i Irakut në Bagdad gjatë pushtimit të SHBA-ve”, tha Elizabeth Stone, një arkeologe dhe profesoreshë e antropologjisë në Universitetin Stony Brook. Stone ka qenë pjesë e ekspeditave të ndryshme arkeologjike në Irak, duke përfshirë atë më të famshmen në vitin 2012, ku ajo dhe ekipi i saj gërmuan afër vendit të Ur-it, shtëpisë së figurës biblike të Abrahamit. Sipas Stone-s, këto objekte u larguan nga Iraku përmes tregtisë ilegale të antikiteteve. “Është e qartë se të gjitha janë vjedhur nga Muzeu, pasi kishin numrat e katalogut dhe kështu nuk mund të kishin ardhur nga gërmimet ilegale”, shtoi ajo.
Disa objekte u konfiskuan nga zyrtarët doganorë, por të tjerat u blenë nga Universiteti Cornell dhe Hobby Lobby, e cila është një kompani amerikane e shitjes së artefakteve. Kjo e fundit u bë kryefjala e gazetave pasi u zbulua se kishte blerë një pllakë të rrallë me shkrimin kuneiform, ku ishte e gdhendur një pjesë të Epit të Gilgameshit. Më 27 korrik, një Gjykatë në New York urdhëroi konfiskimin e objektit, i cili thuhet se ishte blerë nga një tregtar amerikan i antikave nga familja e një tregtari të monedhave në Londër.
Epi i Gilgameshit
Poema sumeriane konsiderohet si një nga veprat më të vjetra të letërsisë, dhe së bashku me disa mijëra objekte të tjera, përfshin një nga arkat më të mëdha të objekteve antike, të vjedhura nga Iraku pas pushtimit amerikan. Gërmimi i paligjshëm, vjedhja dhe kontrabanda e objekteve historike është një problem i vazhdueshëm – veçanërisht në Irak dhe Siri – me tregtarët e tregut të zi, kontrabandistët dhe anëtarët e “Shtetit Islamik” (IS). Ata shfrytëzojnë situatën kaotike në rajon, ku është relativisht e lehtë për të gjetur antikitetet dhe për t’i shitur jashtë vendit.
Ndërkohë, arkeologët si Qader-i janë të lumtur që përpjekjet për të rikthyer thesaret kanë dhënë frytet e para. Ai shpreson se edhe pjesa tjetër e botës, do të ndërhyjë dhe do të ndihmojë në rimëkëmbjen e objekteve të tjera të humbura.