Presidenti amerikan, Donald Tramp e ndërroi sot sekretarin amerikan të Shtetit, Reks Tillerson. “Majk Pompeo, drejtor i CIA-s, do të jetë sekretari ynë i ri i Shtetit. Prej tij presim punë fantastike. Xhina Haspel do të jetë drejtoreshë e re e CIA-s dhe gruaja e parë në atë pozitë. Urime!”, shkroi Tramp në “Tuiter”. Në krye të CIA-s është emëruar Xhina Haspel, zëvendës drejtoreshë e deritanishme.
Sipas një përfaqësuesi anonim të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i SHBA-së dëshiron të ketë ekip të ri para negociatave të planifikuara me Korenë e Veriut dhe negociatave të ndryshme tregtare. Tillerson, ish-drejtor ekzekutiv i Ekson Mobile e kreu funksionin e sekretarit shtetëror pak më shumë se një vit.