Shkup, 8 mars – Gratë në Maqedoni kanë të drejta të barabarta si edhe burrat. Janë shkruar dhe paraparë në rregulla ligjore, por implementimi i tyre dhe gjendja faktike janë shumë më ndryshe. Gratë punojnë më shumë se burrat dhe nuk arrijnë në pozita më të larta në punë. Më i madh është dallimi në pjesën e varfërisë dhe dhunës. Ndërkaq edhe një shekull pas ngritjes së zërit për realizim të të drejtave, ende duhet të bisedohet për çështjet e njëjta – orarin e punës dhe rrogat.
“Në baza ligjore në Republikën e Maqedonisë pothuajse në të gjitha sferat ekzistojnë mundësi të barabarta të grave, duke filluar prej vitit 1945, kur iu dha e drejta e votës. Kjo do të thotë, ka të drejtë vote, ka të drejtë pune, ka të drejtë rroge, ka të drejtën e pushimit vjetor, thjesht ka të drejtë për gjithçka. Por, gjendja faktike është pak më ndryshe. Përse është kjo kështu, ne nga analiza mund të konstatojmë se çka në të vërtetë kontribuon që të mos jetë e tillë edhe përkundër ligjeve që ekzistojnë. Kemi mundësi të barabarta për arsim, kemi numër më të madh të vajzave të regjistruara në universitete se sa djemtë, kemi më shumë gra me arsim të lartë, kemi përqindje më të lartë të grave magjistre dhe gra doktor shkencash. Por, e tërë ajo përqindje dhe e tërë ajo masë e grave me të drejta të barabarta më tutje në pozitat më të larta nuk janë. Në Parlament dhe në nivel lokal në këshilla, ka kuotë 30-35 për qind. Por, kemi kryetare komunash në vetëm gjashtë nga 80 komunat. Në këshillat mbikëqyrës, në këshillat drejtues ku sillen vendime, gratë janë në përqindje minimale, ndërsa në diplomaci nuk ka as 10 për qind gra. Nëse i marrim gjykatat, më shumë të punësuara janë gratë, por pozitat e larta sërish i kanë burrat. Në shëndetësi më shumë janë të përfaqësuara gratë si infermiere, mjeke, por ministra dhe në pozita të larta dhe në këshilla drejtues, janë burrat. Nëse e marrim arsimin, ndodh e njëjta, mësuese, edukatore, përkëdhelëse, arsimtare, çdokund, përqindja më e lartë janë gra, por përnjëherë në pozita të larta keni burra sërish. Për fat, në këtë periudhë kemi grua ministre të Arsimit”, thotë Savka Todorovska, kryetare e Këshillit nacional për barazi gjinore.
Sipas saj, kjo flet akoma për mundësi të pabarabarta dhe qasje jo të njëjtë të grave dhe burrave në Republikën e Maqedonisë.
Gratë më të varfra, marrin paga më të ulëta, nuk kanë trajtim të barabartë gjatë punësimit
Diskriminimi në vend të parë tek gratë është tek dhuna, pastaj pagat, kushtet e punës dhe mospasja e barazisë gjatë punësimit të grave.
“Edhe krahas kësaj, madje edhe në ligj është thënë se nuk duhet të veprohet ashtu që punëdhënësit gjatë intervistave për punësim parashtrojnë pyetje se a jeni e martuar, a planifikoni familje, a planifikoni të keni fëmijë, nëse keni fëmijë kush do të kujdeset, do të thotë këto janë pyetje të cilat flasin për një pabarazi në qasjen, gjegjësisht për diskriminim. E dyta vjen me pagën. Për punë të njëjtë fitohet një e treta nga shuma e përgjithshme që e fitojnë meshkujt dhe kjo është me vite dhe dekada e pandryshuar”, deklaroi Todorovska.
Daniella Dimitrievska nga Lobi i femrave të Maqedonisë thekson se varfëria në përgjithësi ka imazh femëror dhe se femrat janë më të varfra, se sa meshkujt.
“Femrat punojnë më shumë se meshkujt në kuptim të asaj se kur kthehen në shtëpi përveç asaj që punojnë në punë, në shtëpi punojnë shumë më shumë, kujdesen për fëmijët, kujdesen për të moshuarit, familjen, punojnë punë shtëpie dhe ngjashëm. Edhe kjo është pengesë e madhe për shkyçje të plotë nga jeta sociale. Edhe kur janë të shkyçura nga jeta sociale, të themi vështirë mundet, me një dinamikë të atillë të punës të avancohet në politikë, për shkak se politika është në një kohë të lirë thënë kushtimisht”, thotë Dimitrievska.
Sipas ligjeve, potencoi, i janë dhënë mundësi të njëjta gruas, si dhe burrit, por pyetja është se sa më shumë pengesa i janë vendosur gruas, a sa lehtësime burrit në realizimin e të drejtave. Midis tyre i thekson mënyrën në të cilën jetojmë, tipin patriarkal të jetesës në të cilën nga të vegjël na mësojnë dhe na japin rolet se çka pritet nga gruaja, ndërsa çka pritet nga burri.
Porosit se ligjet japin bazë të mirë për të drejtat e gruas, por që duhet të punohet në implementimin e tyre.
Në realizimin e të drejtave që të punohet seriozisht, festa të jetë përkujtuese
Festa e sotme vlerësojnë se duhet të shfrytëzohet si përkujtuese për të drejtat dhe se duhet seriozisht të punohet. Porosisin se Dita Ndërkombëtare duhet të shënohet solemnisht dhe me punë.
” Për mua 8 Marsi është përkujtues i vitit të largët 1908 kur gratë kanë filluar të kërkojnë atë që nuk e kishin në atë kohë, tetë orë pune edhe pagë të barabartë, respektivisht rritje të mëditjes. Kjo është edhe sot e njëjta që duhet të bëhet. Gratë në konfeksion, saktë për fat të keq, gratë në industrinë e lëkurës dhe të tjerat ende paguhen në mënyrë jo adekuate dhe ende nëse shkoni me fletë anketuese anonime me të cilin do të donit ta hulumtonit gjendjen dhe të bënit analiza, shqyrtimin e gjendjes ato frikësohen dhe nuk do ta plotësonin edhe pse është anonim. Kjo është ajo për të cilën urgjentisht duhet të fitohet vetëbesim, duhet të dilet nga kornizat e paragjykimeve dhe stereotipeve për pozitën e grave. Ne jemi krijesa me të drejta të barabarta dhe duhet të kemi mundësi të barabarta sepse me vetë arsimimin e lartë dhe përqindjen më të lartë të cilën e kanë gratë ato tregojnë se kanë kapacitet dhe kualitet. Por, vetëm duhet të fuqizohen dhe të mos ikin drejt rolit stereotip të gruas nga koha e tre gjeneratave të mëparshme, sepse në shekullin 21 duhet të kemi trajtim tjetër dhe në këtë mënyrë, nëse ajo do të inkurajohet, do të bëhet e guximshme, do të jetë e pranishme në shoqëri, do të ketë pozitën e saj më të lartë dhe do të inkuadrohet në shoqërinë përmes politikave që të ketë servise përkatëse të cilat do të ndihmojnë në familje”, porosit Todorovska.
Dimitrievska porosit se 8 Marsi është momenti kur duhet të përkujtohemi në atë se ne duhet të punojmë seriozisht. ” Jo vetëm për gratë, por seriozisht për zhvillimin e shtetit, ndërsa gratë janë treguesi i vërtetë se duhet të punohet më tepër sepse ato i sjellin ndryshimet. Nga përvoja ime e mbi 20 viteve në politikë gjithmonë kam parë se gratë sjellin iniciativa dhe çështje të cilat janë shumë të rëndësishme në momente të caktuara në pikëpamje të ndërtimit të besimit, të ndërtimit të stabilitetit, gjithmonë kanë gjetur gjuhë të përbashkët kur ka qenë më vështirë të ulen dhe të bisedojnë dhe të sjellin zgjidhje praktike dhe jo imagjinare. Nga përvoja ime them se gratë gjithmonë janë munduar të gjejnë gjuhë të përbashkët”, thekson Dimitrievska.
Në solemnitet dhe shënim zyrtar të festës
Festa duhet të shënohet zyrtarisht dhe në solemnitet dhe se nuk duhet të harrohet që të mund të ketë nxitje dhe se gjithmonë ka diçka më shumë që mund të duhet.
Në Maqedoni, Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi shënohet me aktivitete të ndryshme, konferenca, marshe të organizuara, tradicionalisht jepen dhurata, organizohen udhëtime, ndërsa edhe kafiteritë nuk mbesin të zbrazëta.
Gratë me mendime të ndara, a duhet ta festojnë apo jo. Disa konsiderojnë se duhet çdo ditë të ketë respekt, disa thonë se çdo ditë duhet respekt, por që edhe festa duhet të shënohet.
Edhe popullata mashkullore ka mendime të ndarë. Disa konsiderojnë se duhet të shënohet disa se gruaja duhet të respektohet çdo ditë.
Tetë marsi është edhe një mundësi e mirë për shoqërim të grave në ekskursione grupore në vend dhe në vendet e huaja.
Këtë vit mes destinacioneve më tërheqëse për gratë janë Praga, Vjena, Korfuzi.
MIA