20 vjet pas rënies së Adem Jasharit, ende nuk është përgatitur një film për komandantin legjendar.
Megjithatë, skenari për një të tillë tani pothuajse është gati, e interesimin për rolin e tij e ka shfaqur edhe një aktor i njohur, por për regjisorin është problem përkatësia e tij etnike.
Në mediat serbe është raportuar lajmi për mundësinë që Rade Serbedzija të luaj rolin e Adem Jasharit. Por, ndryshe nga Kosova, ku regjisori Luan Kryeziu ka thënë se ai e ka refuzuar aktorin për këtë rol, vetëm për faktin se ai është serb, në mediat serbe është publikuar e kundërta.
Aktori Rade Serbedzija ka refuzuar të luaj rolin e komandantit legjendar dhe themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit. Kjo është informata që është plasur në shumë media serbe.
Por, për dallim nga Kosova, ku regjisori Luan Kryeziu thotë se e ka refuzuar Serbedzian për të luajtur rolin e Adem Jasharit, në Serbi thuhet se është Serbedzija ai që ka refuzuar. Po ashtu, raportohet madje se Serbedzija Adem Jasharin e konsideron kriminel. Por, aty nuk jepet kurrëfarë fakti për këtë. Deri më tani aktori i njohur edhe në Hollyëood nuk është prononcuar rreth kësaj teme.
Regjisori Kryeziu kishte thënë se me Serbedzijan kishte kontaktuar nëpërmjet Enver Petrovcit. Madje ai kishte thënë se aktori nga Kroacia, me prindër serbë, Kryeziut ia kishte dërguar edhe një fotografi ku thotë se ai i përngjan komandantit legjendar dhe ka dëshirë ta portretojë atë.
Aktori Enver Petrovci ka refuzuar të tregojë nëse me të vërtetë kolegu i tij aktori Rade Sherbexhija ka kërkuar nëpërmjet tij që të marrë rolin e Adem Jasharit në një film kushtuar komandantit legjendar të UÇK’së. Për më tepër, i nervozuar, Petrovci në një bisedë për Express ka kërkuar që të mos i përmendet emri i tij në lajme të tilla, as nga mediat e as nga regjisori Luan Kryeziu.
Enver Petrovcit hiq nuk po i intereson, siç e quan ai, “muhabeti” se aktori nga Serbia, me famë botërore, Rade Serbedzija ka kërkuar nëpërmjet tij ta marrë rolin e Adem Jasharit.
Këtë gjë e ka pohuar regjisori dhe skenaristi i filmit që është ende në fazën fillestare të ideimit , Luan Kryeziu. Por, aktori Petrovci të hënën i ka thënë Gazetës Express se kolegu i tij ka gabuar që i ka përmendur emrin e tij.
Ai nuk ka mohuar e as pohuar deklarimet e skenaristit dhe regjisorit kosovar. Madje, krejt këtë e konsideron muhabet palidhje dhe joserioze.
“Çka po më intereson çka ka than Luani. Ka lajme ma te mira ma te mençura. Nëse ma ka përmend Luani emrin, ka gabu. Çka ka me ma përmend ai mu emrin. Palidhje”, ka thënë reaguar i nervozuar përmes telefoni, aktori i njohur kosovarë.
Tutje, ai ka këshilluar që të mos merren as mediat me të tilla raportime.
“Hiq s’po më intereson ky muhabet. Këto nuk janë lajme. Leni mos u merrni me këto lajme”, ka shtuar ai në një bisedë për Express, duke u shfryer për punën që bëjnë mediat kur raportojnë për të.
Ndryshe, të dielën, regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu, në një kronikë televizive tha se aktori serb Rade Serbedzija ka shprehur interesim që të luaj rolin e Adem Jasharit, në filmin që ai po mundohet ta krijojë për komandantin e UÇK’së dhe familjen e tij.
Sipas Kryeziut kërkesa e tij nuk është përfillur dhe se është e natyrshme që ai nuk mund ta pranojë një propozim të tillë.
Këtë kërkesë, sipas tij, Serbedzija e ka shprehur përmes aktorit kosovar Enver Petrovci dhe thotë se e ka arsyetuar propozimin e tij duke thënë se nëse një serb e pranon Adem Jasharin, atëherë e pranon e gjithë bota.
Rade Serbedzija është aktor i njohur serb, por që ka lindur në Kroaci, në një familje serbo-kroate. Përveçse si aktor, ai njihet edhe si regjisor dhe muzicient. Madje një këngë ai ia ka kushtuar Bekim Fehmiut, aktorit tjetër shqiptar nga Kosova me famë botërore. Fehmiu kishte kryer vetëvrasje në vitin 2010 në Beograd.
Serbedzija ka qenë një ndër aktorët më të famshëm në Jugosllavi gjatë viteve 1970-80. Po ashtu, ai njihet edhe si aktor Hollyëood’i për rolet e tij në filmat “Harry Potter and the Deathly Halloës”, “Part 1”, “X-Men: First Class”, “The Saint” dhe “Mission: Impossible 2”.