Më shumë se 12 vrima në trup në dy orë përpjekje për injektimin vdekjeprurës të një dënimi me vdekje në Alabama. Në fund, duke mos “i gjetur” venën, ekzekutimi i Doyle Hamm, i sëmurë me kancer, është shtyrë.
Avokatët e tij kanë shpjeguar që në vena, të dobësuara nga përdorimi i drogës dhe nga sëmundja, nuk ishte e mundur të penetrohej gjilpëra me substancën vdekjeprurëse. “Ishte një akt torture”, kanë denoncuar avokatët. Dy ekipe të ndryshme mjekësh, kanë provuar pa sukses për dy dorë e gjysmë për të gjetur një venë në gjendje për substancën.
Avokatët kishin paralajmëruar autoritetet e Aalabamës, se asistenti i tyre, i dënuar për një vrasje të ndodhur në vitin 1987, ishte i sëmurë prej kohësh dhe se kishte abuzuar gjatë me drogën për shkak të overdozave, dy gjëra që e kishin bërë më të vështirë vijimin e ekzekutimit me vdekje përmes injeksionit.
Autoritetet shtetërore, ishin përgjigjur se e dini atë që po bënin. Ndërkohë, nuk është caktuar akoma data për ekzekutimin e ri.