Shkup, 1 mars – Prioritet në mbrojtje për momentin është finalizimi i Rishikimit Strategjik për Mbrojte(RSM), dokument i cili në Maqedoni nuk është sjellë për disa vite, ndërsa është i nevojshëm me qëllim që ai të përmbajë aspekte të rëndësishme të mbrojtjes në shtet.
Pritet që RSM të përgatitet deri në mesin e këtij viti, ndërsa që nga viti 2016 dhe pse ishte paralajmëruar, dokument të tillë nuk ka, ndërsa nuk ka as Strategji për Mbrojtje.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në kazermën “Ilinden”, pas shënimit të 24 vjetorit të formimit të Regjimentit për operacione speciale të ARM-së, theksoi se Qeveria e re që nga fillimi është përkushtuar në përpilimin e këtyre dokumenteve.
Në këtë proces Ministrinë e Mbrojtjes e kanë ndihmuar këshilltarë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ndërsa në fund të procesit pritet edhe përkrahje nga MB-ja e Gjermanisë.
Sheqerinska theksoi se për këtë vit nuk janë paralajmëruar furnizime më serioze dhe modernizim i ARM-së.
“Publikuam se nuk do të përsëritet gabimi i vitit 2017, të fillohet me furnizime pa u ditur prioritetet. Si pikë e par është të përfundojë Rishikimi Strategjik për Mbrojtje, dokument i cili vonon një kohë të gjatë. Duhet të jetë gati deri në mes të vitit 2018. Ai duhet t’i definojë nevojat dhe prioritetet e vërteta në pjesën e furnizimeve”, sqaroi ajo.
RSM do të tregojë cilat janë aftësitë, kapacitetet të cilat armata duhet t’i ketë edhe pas cilit prioritet duhet të shkohet në modernizimin. Theks kryesor, siç tha Shekerinska, do të vendoset në forcat deklarative.
Theksoi se fokusi për momentin është në përmirësimin e standardit të pjesëtarëve të ARM-së dhe kushtet për punë.
Ajo përkujtoi se sivjet është siguruar 15 për qind rritje të buxhetit për mbrojtje si dhe dhjetë për qind rritje e të gjitha pagave të pjesëtarëve të ARM-së.
Tetë muajt e kaluar janë investuar 16 milionë denarë në infrastrukturën fizike për përmirësimin e kushteve për punë në ARM dhe MB. Janë siguruar edhe më shumë mjete për rikonstruktim të objekteve 145 dhe 163 të Renxherëve dhe Bataljonit për Ndërlidhje. Është paraparë investim në 62 milionë denarë nga buxheti i mbrojtjes vetëm në infrastrukturë, e cila do të kontribuojë për përmirësimin dhe modernizimin e kushteve të punës në ARM.
Ajo përmendi se rrjedhimisht po punohet edhe në përfaqësimin e drejtë të pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve etnike në njësitë speciale.
Numri në pjesën e ushtarëve profesionalë janë balancuar, por në në pjesën e oficerëve dhe nënoficerëve ato përqindje janë më të vogla.
Shekerinska si pjesë të arsyeve e theksoi edhe këtë që nga viti 2008 deri më sot nuk ka kurse për nënoficerë, për shkak se ARM-ja po ballafaqohet me mungesë së kuadrit të këtillë.