Një fëmijë doli furishëm në skenë dhe filloi të flasë përplot pasion për ambientin. 6 vjeçari i tha turmës: “Unë nuk do duhej të isha këtu para jush. Të rriturit do duhej ta mbronin ambientin. Mirëpo, pasi ata nuk po e bëjnë një gjë të tillë, atëherë jam unë këtu”.
Tani, një dekadë më vonë, është po i njëjti djalosh nga Kolorado, tani në moshën e adoleshencës, i cili ka paditur Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai la të gjithë të mahnitur me guximin e tij në këtë padi, përmes së cilës ai po e lë fajtor shtetin për neglizhencën, sjelljen e pamatur, si dhe mungesën e veprimit karshi rrezikut që ngrohja globale sjell. Xiuhtezcatl Martinez është njëri nga 21 fëmijët dhe të rinjtë të cilët iu bashkuan shkencëtarit të ngrohjes globale në hartimin dhe realizimin e një padie legale kundër qeverisë amerikane për dështimin në përdorimin e duhur të lëndëve djegëse të fosilit. Padia u dorëzua në vitin 2015, ku paditësit e rinj akuzojnë qeverinë se ka shkelur të drejtën e tyre kushtetuese për jetë, liri dhe pronë.
Në Nëntor, në një vendim historik gjykata vendosi që ka bazë legale për padinë, kjo pavarësisht presionit që erdhi nga qeveria amerikane dhe nga kompanitë e vajrave që padia të bllokohej me çdo kusht. Gjykata vendosi që një klimë e përshtatshme është një e drejtë njerëzore krejtësisht fundamentale. Duke hapur kështu dyert për një rast historik ku të rinjtë mund të shprehen lirshëm, dhe poashtu të dërgojnë para gjyqit kompanitë multi-bilionëshe, shkruan gazetametro.net Në një intervistë, Xiuhtezcatl tha se ai është tejet i emocionuar nga vendimi i mundshëm.
Sado që ai këtë e sheh si frymëzuese, megjithtë thotë ai, ende nuk është korrë fitorja. Ai tregon se gjithnjë është ndjerë përgjegjësi që të mbrojë tokën për gjeneratat e ardhshme, dhe se dëshiron që njerëzit të shijojnë natyrën.