Mbrëmë rreth orës 22:10 në Shkup një djalë 16 vjeçar është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Çairit pas një zënke verbale mes 16 vjeçarit dhe dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve i ka shkaktuar plagë me thikë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.