Rusia është shteti që ka përfunduar shpesh në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Në fillim për Lojrat Olimpike Dimërore në Sochii, më pas sepse presidenti Putin “tregoi muskujt” ndaj Ukrainës dhe së fundi për dyshimet e hedhura mbi ndikimin rus në zgjedhjet elektorale të SHBA-ve. Si ekonomia e tetë më e madhe e botës, Rusia nuk mund të injorohet. Kohët e fundit janë pasuruar shumë rezervat e saj të uraniumit, janë rritur në shkallë të dukshme linjat e tubacioneve të gazit, si dhe vihet re një rënie e ndjeshme e numrit të popullsisë. Më poshtë kemi renditur disa fakte të rëndësishme që e bëjnë Rusinë, një vend ndryshe nga pjesa tjetër e botës:
- Rusia ka një sipërfaqe thuajse të njëjtë me Plutonin, 17 milionë kilometra katror.
- Tubacionet ruse të gazit, mund të përshkojnë botën mbi 6 herë. 259.913 km tubacione, ndaj 40.075 km që është perimetri i tokës.
- Rusia zotëron më shumë se gjysmën e rezervave botërore të uraniumit shumë të pasuruar (HEU), rreth 695 ton kundrejt 604 që kanë SHBA-të e vendit të dytë.
- Numri i popullsisë në vend ka rënë me rreth 6.6 milionë banorë, që nga viti 1993 dhe pritet të bjerë me 10.7%, në dhjetë vitet e ardhshme.
- Rruga Adler-Krasnaya Polyana, do të kishte kushtuar më pak, nëse do të ishte shtruar me një ushqim luksi që kushton 88 dollarë kg.
- Rezervat e gazit natyror në Rusi janë të barabarta me përmasat e 13.6 miliardë pishinave olimpike.
- Rusia ka nëntë zona kohore më shumë se çdo vend tjetër i botës.
- Rusia ka 87 miliardë fuçi me rezerva të provuara nafte, të mjaftueshme për 75 vite konsum në vend.
- Metroja e Moskës frekuentohet nga 9 milionë banorë të periferisë çdo ditë, më shumë se Londra dhe New York së bashku.
- Shkalla e vrasjeve në Rusi është dy herë më e lartë se në SHBA, 9.7 vrasje për 100 mijë banorë.
- Rusët pijnë 2 herë më shumë alkool sesa amerikanët.
- Nëse qëndron në breg të liqenit rus “Karachay”, mund të marrësh 60 R rrezatim në një orë, mjaftueshëm për të vrarë një njeri.
- Rusi i 20-të më i pasur ka një pasuri prej 227 miliardë dollarë, e cila është më e madhe se GDP e Pakistanit.
- Rusët konsumojnë çaj 6 herë më shumë se amerikanët.
- 56 gazetarë në Rusi janë vrarë që prej vitit 1992.
- Rusia shiti Alaskën te SHBA-të për 7.2 milionë dollarë, më 1867, rreth 1 dollar për 20 mijë metër katror.