Shkrimtari, Adem Zaplluzha, të premten botoi veprën e tij të 163`të, dymbëdhjetë prej të cilave i publikoi në ditëlindjen e tij të 75’të.
E për të bërë tërë këtë koleksion veprash, Zaplluzhes iu deshën 10 vjet punë e përkushtim.
“Punoj nga 10 deri në 12 orë në ditë pa e ndërpre’, tregon ai për Klan Kosovën.
“Nëse nuk jeton me poezi, mos shkruaj”, porosit ai.
I njohur nga kolegët e tij si Arusha e Bjeshkëve poetike thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet së shkruari ani pse nga kjo punë nuk ka përfitime të mëdha.
“Këtë punë e punoj sepse e kam këtë dhunti. Sa për përfitim, nuk ka. 99 për qind të krijuesve në Kosovë nuk kanë përfitime prej librave”, tha ai.
Krijimtarinë letrare ai e ka shprehur në zhanre të ndryshme letrare.
“Të gjitha zhanret i shkruaj, pa marrë parasysh”, shtoi ai.
Adem Zaplluzha që nga viti 2007 i ka të botuara gjithsej 230 mijë vargje e 11 mijë e 850 poezi.