Shkup, 18 janar – Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët po bie në Kodër të Diellit, e cila nuk shtresohet në rrugë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjes, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Dmeir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.