Shkup, 12 janar 2018 (MIA) – Seti i ligjeve për reforma në sistemin zbulues të sigurisë të cilët zbatohen në pajtueshmëri me rekomandimet e Pribesë, me theks në reformimin e sistemit për ndjekje të komunikimeve, kaloi sot në Komisionin kuvendor për mbrojtje dhe siguri. Anëtarët e komisionit u dakorduan që seti i ligjeve të shkojë në lexim të mëtejshëm në procedurë kuvendore, por në seancën nuk morën pjesë deputetët e opozitës.
Kaluan Propozim-ligji për formim të agjencisë operative teknike dhe Propozim-ligji për ndjekje të komunikimeve.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski para anëtarëve të Komisionit përmendi se nevojitet të miratohet ligj i ri për ndjekje të komunikimeve në vend që të ndryshojë ligji i tanishëm, me qëllim që të zbatohen reforma esenciale për parandalim të të gjithë tentimeve për përgjim masiv, siç kishte rast në të kaluarën dhe në të cilin janë përzier struktura të larta të pushtetit shtetëror.
Risi në ligjin për ndjekje të komunikimeve, shpjegoi Spasovski, është përforcimi i sistemit për kontroll të ndjekjes së komunikimeve në të cilin përveç Kuvendit do të përfshihen edhe Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale, Drejtoria për klasifikim të informatave, Avokati i popullit dhe Këshilli i qytetarëve.
Ministri theksoi se Këshilli i qytetarëve i cili është risi në zgjidhjen ligjore do të paraqet syri virgjilent i qytetarëve në proceset e përgjimit, të cilët, siç shpjegoi, zbatohen në bazë të dy parimeve, në rast të mbrojtjes së sistemit kushtetues dhe gjatë luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këshilli do të mundet që përmes Kuvendit të iniciojë procedura për kontroll çdoherë kur do të ketë dyshim se ekziston përgjim ilegal.
Frosina Tashevska Remenski shtoi se risi në ligj është formimi i sistemit për regjistër elektronik, por edhe definim të pajisjes për ndjekje të komunikimeve.
Me ligj të posaçëm, siç shpjegoi Spasovski, rregullohet formimi i AOT-së, organ i ri i cili do të paraqesë ndërmjetësues në procesin e përgjimit midis operatorëve dhe shfrytëzuesve të ndjekjes së komunikimeve.
“Problem kryesor, vërejtjet kryesore deri tani lidhur me punën e DSK ishin pajisjet ndërmjetësuese, gjegjësisht ku ato ndodhen”, tha Spasovski dhe shtoi se me reformat ato do të transferohen në agjencinë e sapoformuar.
Që nga fillimi ka kontroll të dyfishtë, mes vete do të kontrollojnë AOT dhe shfrytëzuesi i ndjekjes, tha Spasovski.
Në krye të AOT-së do të ketë drejtor dhe zëvendës-drejtor të cilët do t’i zgjedhë Kuvendi përmes Komisionit për zgjedhje dhe emërime.
Lidhur me vërejtjen se në fakt tani DSK do të transferohet në AOT, Spasovski theksoi se më së shumti shtatë persona nga DSK do të mund të transferohen në agjencinë e sapoformuar.
Në seancën e sotme kaloi edhe Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për informata të klasifikuara.
Nevojat nga plotësimi që është në kuadër të reformave në përgjimin e elaboroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Ajo tha se është bërë plotësim i nenit 51 nga Ligji me ç’rast mundësohet që[ procedura për kontroll të sigurisë nga shkalla e tretë për personat të emëruar në trupat mbikëqyrës të cilët kryejnë mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve, si dhe ekspertët e angazhuar teknik kombëtar dhe ndërkombëtar nga këta trupa, të zgjasë një muaj nga dita e dorëzimit të kërkesës.
Me plotësimin, theksoi Shekerinska, parashikohet edhe kontroll i sigurisë nga shkalla e dytë për personat para vendosjes së marrëdhënies së punës në AOT të zgjasë një muaj nga dita e dorëzimit të kërkesës.
Anëtarët e Komisionit i mbështetën propozim-ligjet me të cilët bëhet ndryshim në kontrollin e punës së policisë, por edhe kushtet dhe mënyrat me të cilat punonjësit policorë guxojnë të përdorin dhunë.
Kaluan Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për polici, me të cilin mes tjerash definohet mënyra, kushtet dhe situatat për përdorim të paralizatorit elektrik dhe plumbave të gomës, ndërsa me qëllim që të vendoset nën kontroll zbatimi i mjeteve për shtrëngim nga ana e policëve.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje në lexim të mëtejshëm i dhanë edhe propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme me të cilin vendoset mekanizëm i jashtëm për kontroll të punës së policisë, si dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim në Ligjin për polici të lidhur me kontrollin.