Ky është momenti i pabesueshëm kur një adoleshenti i bie të fikët katër herë gjatë një xhiroje tmerruese me një shpejtësi prej 95 km/h në një park lojërash. 15 vjeçari Daniel Barron Melendez ka mbetur pa ndjenja për rreth tre sekonda në një herë gjatë aventurës me shokun e tij në Meksiko. Pavarësisht “tmerrit” gjatë xhiros, në fund të videos Daniel duket tepër i lumtur e madje thotë “Përshëndetje” e duke bërë shenjën e paqes përpara kamerës. Adoleshenti e publikoi më pas klipin në Facebook me përshkrimin: “U kënaqa shumë Yohana Medellin”.