Djali i një miliarderi ka marrë dhuratë një Ferrari të ri me vlerë 200.000 paund të mbështjellë në Lousi Vuitton, pavarësisht se ai është shumë i vogël për ti dhënë. Rashed Saif Belhasa e ka postuar videon në profilin e tij Money Kicks. Kjo është një faqe në Instagram dhe Youtube që adoleshenti e përdor për të publikuar blerjet e tij më të fundit duke përfshirë edhe Ferrarin F12 Berlinetta. Por ai nuk do të jetë në gjendje që ti japë makinës së fuqishme derisa të mbushë 18-vjeç, mosha ligjore në Dubai. “Gjithçka ka të bëjë me detajet,”-thotë Belhasa në video, duke iu referuar stampës së Lousi Vuitton në makinë. Rashed AKA Money Kicks është djali manjatit të ndërtimit në Duabi, Saif Ahmed Belhasa.