Më 19 mars të vitit 2003, forcat e udhëhequra nga SHBA-të pushtuan Irakun e pasur me naftë për të rrëzuar regjimin e Saddam Hussein-it mbi pretendimet për lidhje me grupin terrorist të Al-Kaedës dhe posedimit të armëve në masë, raporton Anadolu Agency (AA). Washingtoni e bazoi arsyetimin e tij për ndërhyrjen, e cila ishte një përgjigje ndaj sulmeve të 11 shtatorit, se dëshironte të parandalonte Saddam-in nga prodhimi i armëve kimike, biologjike dhe bërthamore.
Një muaj pas ndërhyrjes, SHBA-të hartuan një listë të irakianëve më të kërkuar, të përbërë nga 55 anëtarë të regjimit të rrëzuar të Irakut, të cilët ata më së shumti donin t’i kapnin. Autoriteti Provincial i Koalicionit poashtu shkriu Partinë Ba’ath të Saddam-it, duke ua ndaluar të gjithë anëtarëve kryesorë të partisë postet e qeverisë, si dhe duke shkaktuar që mijëra njerëz të humbasin vendet e tyre të punës.
Shumica e zyrtarëve të lartë të regjimit u kapën ose u vranë pas ndërhyrjes, përfshirë Saddam-in, dy djemtë e tij, zv/presidenti Taha Tassin Ramadan dhe këshilltari presidencial Ali Hassan al-Majid. Të tjerët vdiqën në burgje si zv/presidenti Taha Muhie-eldin Marouf, kryeministri Mohammed Hamza Al Zubeidi, zv/kryeminitri Tariq Aziz dhe zv/kryeministri Hikmat Mizbah al-Azzawi.
Disa zyrtarë tjerë të regjimit janë ende në burg, duke përfshirë ish-minitrin e mbrojtjes Sultan Hashim al-Tai dhe ish-zv/shefi i çështjeve fisnore dhe burri i vajzës së Saddam-it, Jamal Mustafa al-Tikriti.
Ish-zyrtarë tjerë u liruan nga forcat amerikane, duke përfshirë anëtarin e partisë dhe biologun Huda Saleh Mahdi, këshilltarin shkencor presidencial Amir Hamudi al-Saadi dhe ministrin e Arsimit Abd al-Khaliq Abd al-Ghafur. Megjithatë, disa zyrtarë të mëparshëm mbeten të lirë, përfshirë ish-zëvendësin e Saddam-it, Izzat Ibrahim al-Douri dhe drejtorin e Shëbimit Informativ të Irakut, Jalil Habbush al-Tikriti.
Al-Douri u tha se kishte formuar një forcë fisnore me qëllim të rikthimit të pushtetit në Irak, por shumica e besnikëve të tij besohej se ishin vrarë ose nga forcat irakiane ose nga militantët e DEASH-it. Fati dhe vendndodhja e al-Douri mbetet i panjohur.
Disa ndihmëtarë dhe të afërm të Saddam-it poashtu kanë ikur nga vendi për të kërkuar strehim jashtë vendit, duke përfshirë edhe gruan dhe vajzat e tij. “Shumë ish-zyrtarë të regjimit kanë arritur të ikin nga Iraku në Siri, Jordani, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera. Disa të tjerë zgjodhën të kërkonin strehim në Perëndim”, tha Sobhi Nazen, një ekspert ushtarak.
Pas ndërhyrjes së SHBA-ve, disa anëtarë të partisë tashmë të shuar Ba’ath, u përpoqën të rigrupohen, veçanërisht në provincat me shumicë sunite, ku zemërimi kundër shumicës shiite po rritej.
Midis këtyre anëtarëve ishin edhe ish-anëtarët e partisë, Seif al-Din al-Mashhadani dhe Fadil Mahmoud Gharib. “Të dy u larguan nga Iraku pas ndërhyrjes, por u kthyen përsëri kur Mosuli ra në grupin e DEASH-it. Ata mendonin se një kryengritje sunite ishte në proces dhe ata u zhvendosën nga DEASH-i për të udhëhequr kryengritjen, por u ekzekutuan nga grupi terrorist së bashku me 21 ish-oficerë të ushtrisë”, tha për AA Ibrahim al-Sumaidaie, një studiues i sigurisë dhe politikës.
Në vitin 2014, DEASH-i pushtoi pjesë të mëdha në territorin e Irakut verior dhe perëndimor, por pjesa më e madhe e territorit u rimorr nga forcat irakiane në fund të vitit 2017. Megjithatë, disa oficerë të ushtrisë së kohës së Saddam-it arritën të ri-instalohen në vendet e tyre të punës në Irakun e pas ndërhyrjes. “Shumë oficerë ushtarakë arritën të afroheshin me blloqet politike në mënyrë që të ri-instalohen në vendet e tyre të punës në ushtrinë dhe agjencitë e sigurisë. Ata tani janë duke zënë pozita të nivelit të lartë”, tha Nazem.