- E përcaktuar si përdorim i qëllimshëm i forcës fizike për të bërë dëm, dhuna vret 1.5 milionë njerëz në botë çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Tregtisë. Nga zonat e luftës, tek lagjet ku mbretëron krimi, jetojmë në kohëra të dhunshme.
- Apo jo? Numri i vrasjeve ka rënë 30 herë që nga shekulli 13, sipas shifrave në Evropë, e cila ka të dhënat më të shumta, ndonëse studiuesit dyshojnë që shifrat globale kanë ndjekur një tendencë të ngjashme.
- Vdekjet nga luftërat kanë patur gjithashtu një rënie të qëndrueshme krahasuar me përmasën e popullsisë: Lufta vrau afro 2 % të njerëzve në shekullin 17, por vetëm 0.7 % në shekullin XX.
- Bota mund të duket më e dhunshme për shkak të animeve nga negativiteti: Ne vërejmë gjëra që janë ndryshe, dhe potencialisht të rrezikshme, më shumë se ato që janë të njohura dhe “të sigurta”. Cikli 24 orësh i lajmeve dhe mediat sociale gjithashtu na ekspozojnë ndaj pamjeve të luftërave, më shumë se kurrë më parë.
- Por mos i vini fajin mediave për frymëzimin e akteve agresive. Një analizë e vitit 2009 mbi studime të mëhershme zbuloi se nuk ka prova për të mbështetur këtë supozim.
- Psikologu eksperimental Steven Pinker beson se po bëhemi më pak të dhunshëm, sepse po bëhemi më të mençur, falë rritjes së nivelit të arsimimit dhe më shumë mendimeve abstrakte.
- Por këto mendime abstrakte mund të jenë gjithashtu ata që na futin në telashe. Ndërkohë që pjesa më e madhe e dhunës jonjerëzore përmbush nevojat bazike për mbijetesë, dhuna njerëzore merr disa forma unike, nga sadizmi tek terrorizmi, e deri tek sportet e përgjakshëm.
- Disa studiues e shpjegojnë këtë dhunë të papërmbajtur me “teorinë e menaxhimit të terrorit”: Për t’u mbrojtur nga frika e vdekjes dhe forcuar vetëvlerësimin si dhe pikëpamjen tonë për botën, ne njerëzit ndërtojmë mekanizma mbrojtjeje ndonjëherë të dhunshme.
- Pjesa më e madhe e dhunës tek speciet e tjera ndodh për çiftëzimin si dhe për transferimin e gjeneve.
- Meshkujt në specie të ndryshme kanë më pak kohë dhe burime të investuara për riprodhim dhe rritje të pasardhësve, gjë që sipas studiuesve, i bën më të prirur të angazhohen në akte më të rrezikshëm e shpesh më të dhunshëm për të gjetur femrën.
- Por në speciet ku meshkujt kanë një rol më të madh në rritjen e të vegjëlve se sa femrat – si kuajt e detit dhe disa bretkosa e zogj – janë femrat më të prirura të konkurrojnë dhunshëm mes tyre.
- A ka një lidhje biologjike mes natyrës sonë të dhunshme dhe të ecurit mbi dy këmbë? Një studim i vitit 2011 vërente se shumë specie katërkëmbëshe, si qentë dhe kuajt, hezitojnë të luftojnë. Është e mundur që mes paraardhësve tanë, meshkujt që ngriheshin mbi dy këmbë ishin konkurrues më të mirë dhe çiftoheshin më shumë, duke na bërë ne specie me dy këmbë.
- Dhuna ndërpersonale ka qenë prej kohë pjesë e genus Homo: një kafkë Neandertali me shumë goditje të dhunshme, e gjetur në Sima de los Huesos në Spanjë, mund të jetë provë e vrasjes më të hershme të njeriut, rreth 400 mijë vjet më parë.
- Disa studiues thonë se shoqëritë njerëzore para bujqësisë ishin paqësore, por ka gjithnjë e më shumë prova për të kundërtën: Për shembull, në Nataruk, një vend 10 mijë vjeçar në Kenia, nga 27 skelete njerëzish të lashtë që u gjetën, 10 prej tyre tregonin shenja traumash vdekjeprurëse, duke përfshirë plagë të mundshme shigjetash.
- Luftërat na kanë ndjekur prej mijëvjeçarësh. Disa studiues ia kanë vënë fajin modeleve të bazuar në parazitët. Numri i lartë i sëmundjeve infektive rrit tensionet si ksenofobinë duke rritur bashkë me të dhe riskun e konflikteve.