Shkup, 26 nëntor – Rreth 1400 admimistratorë të Marrëveshjes së Ohrit ende qëndrojnë në shtëpi dhe marrin rrogë, 158 prej tyre kanë refuzuar punën që u është ofruar, por qeveria ende u ndan para deri sa t’u ofrohet shansi i dytë për punë. 800 të tjerë deklaruan se dëshirojnë të punojnë dhe për ata kërkohet vend pune. Sipas Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit, 250 persona veçmë kanë filluar të punojnë. Ministri i Administratës, Damjan Mançevski pohon se ata që refuzuan punën e parë, do të hiqen nga lista e pagave vetëm nëse asnjë institucion nuk është i interesuar për ata.
“Nuk kishte interes të tillë për këtë situatë më parë. Këta njerëz kishin probleme politike. Ne kemi rënë dakord, kemi ndryshuar ligjet, dhe tani ekziston një problem, se pse po zgjidhet kjo çështje”, tha Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës.
Qeveria mund të mos i rris pagat nëse në shtator Maqedonia nuk merr rezultate të mira për të filluar negociatat me BE-në. Ende nuk dihet se sa prej administratorëv publik do të ofrohen për punë në sektorin privat. Kjo do të dihet deri në fund të vitit 2019. Deri atëherë, Qeveria pret që sektori i biznesit të tregojë se çfarë lloj stafi i duhet. (koha.mk)