14 të lënduar në aksidentet që kanë ndodhur dje në Shkup

2

Shkup, 21 gusht – Gjithsej 14 persona janë lënduar në aksidente trafiku që kanë ndodhur në Shkup në 24 orët e fundit. Prej tyre, tre janë me lëndime të rënda trupore, ndërsa 11 me lëndime të lehta.

Krahas kësaj në katër nga gjithsej 15 aksidente është shkaktuar dëm material.

Policia e trafikut ka sanksionuar 44 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së caktuar,  tre kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nga trafiku janë shkyçur 11 shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetin para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë shkyçur edhe nëntë automjete teknikisht të parregullta dhe nëntë të paregjistruara.

Janë shqiptuar 75 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 64 automjete.

 

Comments are closed.