Tetovë, 1 maj – Sot oficerët e policisë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll të intensifikuar të veprimit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të lartë se sa është e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 134 shoferë.
Prej tyre, madje 26 kanë lëvizur me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 119 me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.Kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
SPB Tetovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.