Bagdad, 2 tetor – Pesë persona janë vrarë, ndërsa 132 janë lënduar sot në përleshjet e reja të forcave irakiane të sigurisë dhe protestuesve përgjatë gjithë vendit, me çka u rrit numri i të vdekurve në protestat e djeshme në të paktën shtatë.
Në qytetin jugor irakian Nasiria kishte këmbim zjarri pasi ishin shpërndarë njësitet elitare antiterroriste pasi policia “humbi kontrollin” e situatës.
Protestat, të cilat filluan dje për shkak të papunësisë, gjendjes së vështirë ekonomike dhe mungesës së shërbimeve bazike siç janë energjia elektrike dhe uji, eskaluan sot.
Në mesin e protestuesve brohorisnin “rënie e regjimit”, slogan i cili ishte përdorur në vitin 2011 gjatë Pranverës Arabe.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme deklaroi se një fëmijë është vrarë kur një protestues në pjesën juglindore të Bagdadit ka gjuajtur koktej molotovi drejtë automjetit në të cilin kishte civilë.
Në qytetin jugor Nasiria një protestues ishte vrarë kur policia hapi zjarr që ta shpërndajë turmën, përderisa një tjetër ka humbur jetën nga lëndimet e marra.
Policia dhe ushtria hapën zjarr dhe përdorën gaz lotsjellës që të shpërndajnë qindra protestues përgjatë Bagdadit.(koha.mk)