130 KONTEJNERË METALIK PËR MBETURINA. Përmirësohen shërbimet komunale në Dibër

Këshilli i komunës tanimë ka edhe programin e tyre që ka të bëjë edhe me grumbullimin të mbeturinave nëpër fshatra, gjë që dot kontribuojë shumë edhe në mirëmbajtjen të mjedisit jetësor, dhe tejkalimin e problemit me ndotjet ekologjike

 

Vjollca SADIKU

Dibër, 23 qershor – Pushteti vendor në Dibër një vëmendje të veçantë I kushton edhe mirëmbajtjes të higjienës komunale si në qytet ashtu edhe në fshatra. Në këtë drejtim aktualisht pas më shumë se një dekade ka filluar zëvendësimi i kontejnerëve metalik për mbeturina me kontejnerë të ri.

Advertisements

Në kuadër Projektit të dytë që ka fituar komuna Dibër për përmirësimin e shërbimeve komunale (IBRD-8156MK) financuar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore realizohet projekti “Forcimi i kapaciteteve teknike në ndërmarrjen publike komunale NKP ‘Standardi’ – Dibër”. Siç informoi kryetari i komunës Dibër Hekuran Duka bëhet fjalë për furnizimin të mjeteve të specializuar për transportin e mbeturinave komunale si dhe sigurimin të një automjeti të specializuar të tipit Kanal-xhet për mirëmbajtjen e rrjetit të kanalizimeve. Në Dibër kanë arritur 130 kontejnerë metalik me vëllim 1.1 m3 që kanë një vlerë prej 3.7 milionë denarë. Pritet të rriten numri i kontejnerëve të cilët do to arrijnë në Dibër. Me ardhjen e kontejnerëve metalik për mbeturina faktikisht fillon edhe faza e vendosjes të kontejnerëve të ri në vendet ku ka kontejner të vjetër të cilët janë shumë të dëmtuar. “Vendosja e kontejnerëve të ri do të ketë një domethënie të madhe për mirëmbajtjen të higjienës publike”, thotë Duka.

Në kuadër të këtij projekti pritet që shumë shpejtë të arrijë edhe një automjet Kanal -Xhet për pastrimin e kanalizimeve të ujërave të zeza. Ardhja e këtij automjeti special do të mundësojë të mos harxhohen mjete të mëdha për këtë aktivitet me që deri tani për pastrimin e kanalizimeve të ujërave të zeza jepeshin shumë mjete disa kompanive private që pastronin kanalizimet e Dibrës. Komuna Dibër e cila është edhe themeluese e ndërmarrjes komunale ka ndërmarrë të gjithë aktivitetet për të menaxhuar edhe me mbeturinat jo vetëm në qytetin e Dibrës por edhe ata të fshatrave. Ky projekt që ka të bëj me përmirësimin e shërbimeve komunale besohet se do të mundësojë edhe mirëmbajtjen sipas standardeve të larta edhe të mbeturinave në vendbanimet rurale. Këshilli i komunës dhe kryetari i komunës tani më kanë edhe programin e tyre që ka të bëjë edhe me grumbullimin të mbeturinave nëpër fshatra, gjë që dot kontribuojë shumë edhe në mirëmbajtjen të mjedisit jetësor, dhe tejkalimin e problemit me ndotjet ekologjike. (koha.mk)