Refuzimi i drejtë për të bërë seks, i një djali të mitur, përfundoi në mënyrë të tmerrshme pasi gruaja agresore i vuri flakën duke i djegur organin gjenital. Kjo ndodhi në Indi, në qytetin Chapraula, pranë kryeqytetit Nju Delhi, raporton noa.al duke cituar mediat lokale. Gruaja, një 20-vjeçare e martuar, si duket nuk ngopej me të shoqin.
Ajo ruajti momentin kur burrin nuk e kishte në shtëpi dhe arriti të bindë një djalë 13-vjeçar që të vijë në shtëpinë e saj. Me t’u futur në banesë, 20-vjeçarja nisi ta ngacmojë seksualisht. Djali, në moshë të mitur, nuk pranoi të dorëzohej.
Kjo situatë e acaroi 20-vjeçaren. Ajo papritur i vuri flakën duke i djegur të miturit organin gjenital. Menjëherë më pas u zhduk nga shtëpia. Policia tha se e ka shpallur në kërkim të dyshuarën e krimit.
Djali u dërgua në gjendje kritike për ndihmë spitalore. Ngjarja bëhet edhe më tronditëse për faktin se gruaja e re duket se ishte e fiksuar pas djalit tashmë 13 vjeç. Nëna e të miturit dëshmoi në polici se prej kohësh 20-vjeçarja e ngacmonte dhe përpiqej të përfitonte seksualisht nga djali i saj.