Thuhet shpesh se bota po shndërrohet në një vend laik. Vetëm javën e shkuar, Kryeministri britanik, David Cameron, shkaktoi një reagim të ashpër kur e përdori mesazhin e tij për Pashkë për ta përshkruar Britaninë si një vend të krishterë. Kritikët theksuan se vetëm 30 për qind e njerëzve në Britani e përshkruajnë veten e tyre si besimtarë, duke e bërë këtë të fundit një ndër vendet më pak besimtare në botë. Sipas “The Independent”, 53 për qind e njerëzve thonë se nuk besojnë, ndërsa 13 për qind thonë se janë ateistë. Megjithatë, pavarësisht prevalencës së ateizmit dhe humanizmit në Britaninë e Madhe, shumë mund të habiten me faktin se të mos paturit besim, mund të jetë një çështje jeta a vdekje në disa vende të botës. Në 13 vende, nëse je ateist, dënohesh me vdekje: Afganistan, Iran, Malajzia, Maldive, Mauritania, Nigeri, Pakistan, Katar, Arabia Saudite, Somali, Sudan, Emiratet e Bashkuara dhe Jemen. Në disa vende të tjera, dënimi me vdekje nuk është formal, por ateistët dhe humanistët janë vrarë nga ekstremistët fetarë për shkak të besimit të tyre. Në vende si India dhe Bangladeshi, policia është akuzuar se i kanë lejuar këto, vrasje pasi nuk i kanë hetuar siç duhet. Të paktën tre blogerë ateistë janë sulmuar për vdekje në Bangladesh pasi postuan shkrime ku argumentonin se provat shkencore duhet të jenë mbi besimet fetare.