Tiranë, 26 shkurt – Në Shqipëri janë testuar 13 udhëtarë si të dyshuar ndërsa kanë qenë në udhëtim në vende të goditura nga koronavirusi i ri. Deri më sot nuk ka rast të konfirmuar të Kovid-19, deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli.
Ajo shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale spitaleve u ka vënë në dispozicion fond plotësues për furnizimin e pajisjes për mbrojtje personale.
“Pas takimit të djeshëm të Komitetit të ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë solli vendim për ndarjen e një milion dollarëve amerikanë vetëm për rritjen e tepricës së pajisjes për pajisje personale mbrojtëse për të punësuarit në institucionet shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë garanton se për momentin, të gjitha strukturat spitalore e kanë sasinë e nevojshme të pajisjes mbrojtëse për këtë fazë në të cilën ndodhemi”, tha Rakacoli.
Mbikëqyrja e përforcuar në vendkalimet kufitare dëshmon se në 24 orët e fundit janë kontrolluar dhe këshilluar 4.800 udhëtarë të cilët kanë udhëtuar në vende të goditura nga paraqitja e koronavirusit.
Ministria i këshillon qytetarët të cilët vijnë prej rajoneve të goditura me vetëiniciativë të vihen në karantinë në periudhë prej 14 ditëve.
Gjithashtu qytetarët të cilët kanë udhëtuar në vendet e goditura dhe të cilën kanë shenja të virusit infektues, ethe, kollë dhe insufiencë respiratore (frymëmarrje të vështirësuar) rekomandohet të paraqiten në numrin 127 për të marrë udhëzimet përkatëse për atë se si të veprojnë.(koha.mk)