Shkup, 13 nëntor – Më 13 nëntor të vitit 1944 ushtarët e viteve 1942 dhe 1950 e kanë çliruar Shkupin nga okupimi fashist. Qyteti i Shkupit si tradicionalisht me disa aktivitete do të shënojë këtë datë të rëndësishme. Me rastin e 73 vjetorit të çlirimit të Shkupit mes tjerash sot do të realizohen këto aktivitete: në orën 10 Petre Shilegov do të takohet me Këshillin e Lidhjes së luftëtarëve, nga ora 9 deri në orën 17 organizohen akcion tradicional për dhurim të gjakut nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, në Qendrën ditore për dhënie gjaku të Kryqit të kuq- Shkup “Dare Xhambaz”. Në orën 11 vendosen lule para përmendores së çliruesve tek varrezat e Butelit. Në 12 e 30 vendosen lule para përmendoreve të çliruesve të Shkupit para Qeverisë së Maqedonisë. Në orën 19 promovohet libri “Në Shkup me dashuri” në Muzeun e Shkupit. Nga ora 20 e 30 hapet ekspozita ‘Shkupi 2017” në Operën e Baletit të Maqedonisë.