- Kokaina është përdorur për herë të parë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës në 1880, kur disa mjekë filluan ta përdorin atë si një anestetik për operacionet në fyt, hundë dhe sy.
- Në vitet e para të prodhimit, Coca-Cola përmbante një sasi prej rreth 9 miligram kokaine për shishe, e cila e kombinuar me kafeinën rriste efektet stimuluese. Ky përbërës u eliminua në fund të vitit 1909, kur u zbuluan efektet e tij të dëmshme .
- Aktualisht në SHBA çmimi i një gram kokaine të pastër është midis 80 dhe 100 dollarë (60-70 euro).
- Çdo vit prodhohen më shumë se 2000 ton kokainë në botë.
- Çdo ditë kokaina përdoret nga gjysmë milionë njerëz.
- The United Nation World Drug kohët e fundit ka konstatuar në 20 milionë numrin e përdoruesve të kokainës në botë.
- Shteti me numrin më të madh të konsumatorëve të kokainës është SHBA-ja, e ndjekur nga Kolumbia, Meksika dhe Mbretëria e Bashkuar.
- Në Azi nivelet e konsumimit të saj janë minimale.
- Është llogaritur se një mesatare prej 36.8 milion njerëz në Amerikë e kanë provuar të paktën një herë kokainën.
- Në Itali është llogaritur se 50 mijë njerëz janë frekuentues të rregullt.
- Frojdi pasi ka provuar kokainën u bë mbështetës i zjarrtë i saj. Psikoanalisti filloi t’ia rekomandojë pacientëve të tij si një ilaç për alkoolizmin dhe depresionin.
- Në mbarë botën çdo vit gati 400 mijë fëmijë lindin të varur nga kokaina, për faj të nënave të tyre.
- Një studim ka treguar se në 5 kartëmonedha në katër prej tyre është e mundur të gjenden gjurmë kokainë.