Shkup, 20 prill – Një person çiklist ka marrë lëndime të rënda trupore, shtatë lëndime më të lehta në 13 aksidente trafiku të regjistruara në rajonin e SPB Shkup.
Policia e trafikut ka shkyçur nga komunikacioni 15 shoferë, prej të cilëve 13 para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy shoferë fillestarë.
Nga komunikacioni janë shkyçur edhe 15 automjete të paregjistruara, 108 automobila kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 82 automjete.
Tre kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, dy janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, një shofer në mënyrë jo të rregullt ka tejkaluar, ndërsa madje tetë shoferë nuk kanë përdorur helmetë mbrojtëse me motor, moped dhe motoçikletë.