Fakulteti i Filozofisë si institucion i arsimit të lartë ofron mundësi të shumta në fushën e sipërmarrjes sociale dhe vetëm këtu nga i gjithë vendi, ekziston program për sipërmarrjen sociale në studimet pasuniversitare, pasuniversitare dhe për doktoraturë. Këtë sot e tha dekani i Fakultetit Filozofik, Ratko Duev, në prezantimin e mundësive për zhvillimin e sipërmarrjes sociale në Maqedoni në kuadër të projektit të BE-së “Forcimi i sipërmarrjes sociale”.
“Tema e sipërmarrjes sociale vite me radhë u ka mundësuar gjeneratave të studentëve me sukses të njihen me këtë fushë të rëndësishme dhe t’i zbatojnë drejtpërdrejt njohuritë e tyre në praktikë”, tha Duev. Ai theksoi se Fakulteti është gjithmonë i hapur për bashkëpunim në të gjitha projektet, qëllimi i të cilit është thellimi i njohurive të studentëve për të fituar aftësi, njohuri dhe kompetenca shtesë që do të jenë të dobishme për karrierën e tyre të ardhshme.
Profesori i Fakultetit Filozofik, Jovan Pejkovski, i cili ligjëron sipërmarrjen sociale, theksoi se ndërmarrjet sociale në vend nuk janë të njohura nga institucionet financiare, për shkak se të njëjtat trajtohen si çdo biznes tjetër në kushte të kritereve për dorëzimin e kredive bankare. Sipas tij, është me rëndësi të madhe të shihet dobia e ndërmarrjeve shoqërore ekzistuese, rregullimi i tyre ligjor, dhe me këtë të ndahen fonde të caktuara dhe të vendosen kushte më të volitshme për fillimin e një lloji të tillë të aktiviteteve.
Barbara Sadovska nga Polonia, udhëheqëse e projektit, thotë se vlerësohet se në Maqedoni ka 150 ndërmarrje sociale të cilat të gjitha nuk janë të regjistruara si të tilla dhe punojnë si individë të vegjël. Theksoi se sipërmarrësia sociale është në një farë mënyre është lëvizje solidare, sepse fitimi riinvestohet për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të këtyre organizatave.