120 persona të arrestuar për trafik me drogë

3

Tetovë, 5 tetor – Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të personave të cilët në një farë forme janë të involvuar në “prodhim dhe lëshimin në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”m gjatë muajit të kaluar, saktësisht prej datës 6 deri më 28 shtator, në zonën më të gjerë të Pollogut, janë privuar nga liria gjithsej 120 persona.

“Numri më i madh prej tyre edhe atë 92 janë privuar nga liria në zonën e Tetovës, ndërsa 28 persona në zonën e Gostivarit. Në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me persona të moshës prej 15 deri 45 vjeçe, jo vetëm nga Tetova apo Gostivari, por edhe nga më shumë fshatra përreth, tek të cilët është gjetur, fotodokumentuar, dhe konfiskuar marihuanë, kokainë, heroinë dhe hashash. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave pasojnë edhe padi adekuate”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi. (koha.mk)

Comments are closed.