Ndoshta donte të imitonte Hannibal Lecter, atë që luhet nga Anthony Hopkins në “Heshtja e të pafajshmëve”. “Ai që e bëri një herë këtë gjë, u përpoq të më marrë në pyetje mua. I hëngra mëlçinë me një pjatë të bukur fasulesh,” është batuta e famshme e filmit.
Alexey Yastrebov, 35 vjeçari rus, pas një debati të nxehtë, goditi dhe vrau të dashurën e tij, Ekaterina 27 vjeçe me 129 goditje me thikë dhe më pas i hëngri zemrën dhe një mushkëri, pikërisht me një gotë verë të kuqe.
Yastrebov, pasi e goditi gruan në mënyrë të përsëritur, i çau kraharorin me një thikë kuzhine dhe i shkuli zemën dhe një mushkëri në apartamentin ku jetonte, në Krasnoyarsk, Siberi.
Pastaj i hëngri ato, duke i shoqëruar me një gotë verë të kuqe, sikur të ishte Hannibal Lecter. Pas darkës, ai i kërkoi pronares së shtëpisë ku jetonte të thërriste policinë.
Përveç dënimit me burg, u kërkua edhe trajtimi psikiatrik i detyruar për të. Nëna e Ekaterinës, e cila la dy fëmijë, u ankua për dënimin shumë të lehtë. “Ata duhet ta dënonin me burgim të përjetshëm, me që dënimi me vdekje nuk ekziston”, tha ajo.