Këto imazhe të një vajze 12-vjeçare të uritur, aq e dobët saqë nuk mund të ecë dot dhe bartet nga motra e saj, tregon vetëm një nga miliona viktima të luftës civile të Jemenit. Fatima Qoba peshon vetëm 10 kg, jo më shumë se një foshnjë mesatare. Për shkak të urisë ajo është bërë kockë e lëkurë. Vajza po merr trajtim në një klinikë që trajtojn kequshqyerjen në Hajjah, Jemenin veriperëndimor, pasi motra e saj e dëshpëruar e solli atje, prej frikëses se do të vdiste. “Të gjitha rezervat e yndyrës në trupin e saj janë konsumuar dhe i kanë mbetur vetëm eshtrat. Ajo ka formën më ekstreme të kequshqyerjes”, thotë Makiah al-Aslami, doktoresha e klinikës
Fatimja është përballur në urinë dhe të njëjtin fat kanë edhe njerëz të tjerë në Jemen, ku kolapsi i luftës dhe ekonomisë kanë shtyrë rreth dhjetë milionë njerëz në prag të urisë, sipas Kombeve të Bashkuara. Aslami tha se pret që më shumë raste të kequshqyerjes të vijnë në klinikën e saj. Këtë muaj ajo po trajton më shumë se 40 gra shtatzëna me kequshqyerje të rëndë. “Pra, në muajt e ardhshëm pres që të kem 43 fëmijë nën peshë,” tha ajo.