12 shqiptarë si ambasador në qendrat kryesore diplomatike nëpër botë

32

Shkup, 13 dhjetor – Me propozimin e emrave për ambasador të rinjë nëpër shumë vende të botës e që në këtë mënyrë po plotësohen vendet e ambasadorëve pasiqë vendi kishte një pjesë të madhe të tyre pa përfaqësues diplomatik, në këtë mënyrë edhe përfaqësimi i shqiptarëve po bëhet gjithnjë edhe më i fuqishëm nëpër selitë diplomatike pasiqë me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim janë emëruar ambasador në këto qendra të rëndësishme nëpër botë edhe atë kuadër profesionist do të marrin drejtimin e ambasadave nëpër vende të rëndësishme si Zagreb, Romë, Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Otavë, Koha, Prishtinë, Kopenhagë, Berlin, Abu Dhabi. Osllo dhe Prishtinë.

Për ambasador në Zagreb është emëruar profesori universitar Milaim Fetai kurse për ambasador në Romë është emëruar diplomati i karierës Rami Rexhepi derisa për në Kombet e Bashkuara me seli në Gjenevë është emëruar Teuta Demjaha. Diplomati tjetër i karierës Shaban Jashari është emëruar ambasador në Doha të Katarit kurse Agron Buxhaku është emëruar për ambasador në Otavë derisa në Prishtinë si ambasador është emëruar diplomatja e karierës Shpresa Jusufi, e njejtë si ambasador në Kopenhagë është emëruar diplomati i karierës Faton Bejta. Ndryshe tashmë në detyrë kanë nisur edhe tre ambasador të tjerë si diplomat të karierës edhe atë Ramadan Nazifi në Berlin, Abdulkadër Memedi në Abu Dhabi, Sergjim Muhamedi në Osllo, Ekrem Ebibi në Sarajevë si dhe Qenan Ramadani në Bern të Zvicrës.(koha.mk)

Comments are closed.