12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

14
Është rritur në 12 numri i rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri. Sipas njoftimit nga Instituti i Shëndetit Publik, për më shumë se tri javë nuk ka pasur vdekje si pasojë e koronavirusit, ndërkaq 79 për qind të të infektuarve janë shëruar.

“Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Kurba epidemike ka paraqitur qëndrueshmëri gjatë dy javëve të fundit, por me luhatje ditore përkundrejt rasteve të raportuara dhe të identifikuara nga shërbimi epidemiologjik. Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe 5 prej tyre janë në terapi intensive.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 12 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 7 raste në Tiranë, 2 në Fier, 2 në Krujë dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.