Sipas raportit më të fundit të UNESCO, janë 12 milionë fëmijët në të gjithë botën të cilët nuk do të hynë asnjëherë në shkollë. Ndërsa në vitin 2018 kanë qenë 258 milion fëmijë dhe adoleshentë që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë. Janë 12 milionë fëmijët në të gjithë botën të cilët rrezikojnë të mos bëjnë asnjë ditë mësim.
Një ushtri e tërë personash që pritet të mbeten të paarsimuar. Shifrat alarmante u publikuan në një raport të UNESCO, i cili paralajmëron dhe për faktin se në dhjetë vitet e fundit niveli i shkollimit nuk është rritur. Ndërkohë vetëm në vitin 2018 ishin 258 milionë fëmijët dhe adoleshentët që për shkak të luftërave, konflikteve apo tragjedive natyrore nuk kanë arritur që shkojnë në shkollë. Shifër që nënkupton 1 të gjashtën e popullsisë së botës të moshës nga 6 deri në 17 vjeç. Sipas raportit problem më të mëdha në arsimim kanë vajzat e vogla. Janë nëntë milion vajzat e vogla që nuk mund të shkojnë në shkollë dhe 3 milion djemtë. Nga këta katër milion jetojnë në Afrikë.
Shifrat japin një panoramë dhe më të qartë në ndarjen mes vendeve të varfra dhe vendeve të pasura. Në vende të varfra janë 19 për qind e fëmijëve që nuk shkojnë as në klasën e parë, ndërsa në vendet e pasura vetëm 2 për qind. Nëse një tendencë e tillë nuk do të ndryshojë, në dhjetë vitet e ardhshme një fëmijë në gjashtë do të mbetet pa shkollë dhe vetëm gjashtë fëmijë në 10 do të vazhdojnë arsimin e mesëm.