12 fakte që nuk i dinit mbi filmin “Titanic”

Filmi Titanic ka qenë një nga kryeveprat e kinematografisë Hollywoodiane, i cili edhe sot shihet si një nga filmat që edhe po të realizohet përsëri, nuk bëhet dot njësoj si origjinali.

Pak më poshtë kemi disa fakte interesante mbi Titanic-un.

1.Rose & Jack shkëmbejnë 13 puthje gjatë gjithë filmit. Jo pak nëse mendohet se si dashuria e tyre ishte e ndaluar. Dy personazhet i përkasin pafundësisht dy klasave të ndryshme sociale dhe dashurohen, sikurse e dimë, gjatë udhëtimit tragjik inaugurues të transatlantikut Titanik në vitin 1912.

2.Puthja e tyre e parë zgjati 27 sekonda dhe ndodhi pikërisht pas skenës së famshme “Po fluturoj, Jack!”.

3.Nuk e kishim vënë re 20 vite më parë, por Jack e Rose janë vazhdimisht në kërkim të njëri-tjetrit. Aq sa Jack thërret “Rose” plot 50 herë.

4.Po Rose? Vetëm në 45 minutat e fundit të filmit Rose thërret “Jack!” 26 herë. Nuk është e vështirë që të besohet, nëse mbahet parasysh se këto janë ekzakt minutat e fundosjes së Titanikut, shkruan bota.al

5.Rose ndërron veshjet 12 herë gjatë filmit (+1, nëse marrim në konsideratë skenën nudo të pikturës). Me gjithë këto shfaqje ishin të nevojshëm 50 persona dhe 365 ditë për të realizuar të gjitha kostumet.

6.Rose dhe Jack kalojnë 673 sekonda duke u përkëdhelur dhe vështruar në sy. Nëse nuk është dashur…

7.Sa e kemi dashuruar personazhin e Rose? Shumë, sidomos për ato gjeste pak të çmendura për atë kohë dhe për një vajzë të re të shtresës së saj sociale. Nëntë herë gjatë filmit Rose kryen diçka të palogjikshme si për shembull t’i pështyjë në fytyrë bashkëshortit të saj të ardhshëm dhe të godasë me grusht një pastrues të dëborës që përpiqet ta ndalojë.

8.Janë 5 cigaret e pira nga Rose dhe Jack.

9.Sa vjeç është Rose kur hipën mbi dëbore? 17. Mosha prefekte për burrë, jo! Ndoshta për atë kohë.

10.Nëse do të kishim dëshiruar të hipnim tek Titaniku dhe të udhëtonim në suitën më të mirë në klasin e parë do të kishim paguar 4 350 dollarë (rreth 75 000 dollarë sot). Në klasin e tretë do të kishim udhëtuar me 32 ose 40 dollarë, rreth 800 dollarë sot.

11.Distanca e përshkruar nga Titanikut mes 10 prillit 1912 (me nisje nga Sauthempton) dhe përplasjes me akullnajën në mbrëmjen mes 14 dhe 15 prillit 1912 ishte e barabartë me 2 070 milje detare.

12.Në bordin e Titanikut ishin 16 850 shishe vere dhe likeri.