Sarajevë, 5 maj – 12 anesteziologë të Qendrës Klinike Universitare në Sarajevë kanë parashtruar kërkesë për prishjen e marrëveshjes sepse nuk janë të kënaqur me kushtet për punë dhe shërbimi mjekësor që u ofrohet pacientëve në atë spital.
Gjendja kulmoi muajin e kaluar kur ata dërguan letër deri te udhëheqësia e Qendrës ku paralajmërojnë në kushte katastrofale për punë dhe përdorim të respiratorëve jo përkatës për pacientë me Kovid-19.
Prokuroria në kantonin Sarajevë formoi rast, ndërsa hetuesit nga Agjencia për Hetim dhe Mbrojtje të BeH-së (SIPA) kanë hyrë në KCUS dhe sekuestruan dokumente që do të ndihmojnë në hetim që të konfirmohet nëse janë korrekt respiratorët që janë importuar nga Kina vitin e kaluar përmes firmës “Srebrena malina”, sa prej tyre janë në funksion dhe nëse pacientëve u është siguruar kujdes mjekësor përkatës.