1183 shtëpi e mbi 17 objekte të rrënuara deri tani si pasojë e tërmetit në Shqipëri

Bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri

Zyra Operacionale për menaxhimin e fatkeqësive natyrore në Shqipëri që drejtohet nga ministri në perimetrin e zonave të prekura, Bledi Çuçi jep disa të dhëna për pasojat e tërmetit që ndodhi më 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë.

Qarqet e prekura nga tërmeti

Qarqet më të dëmtuara: Durrës, Tiranë dhe Lezhë.

Qarqet e tjera ku ka dëmtime: Dibër, Kukës, Fier, Elbasan, Berat.

Dëmet në banesa

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, bilanci paraprak operativ deri tani (ora 12:00) është si më poshtë:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5497 (Durrës 1311, Tiranë 3821, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3520 (Tirana 3199, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 335 (Tiranë 328, Elbasan 7)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë)

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë)

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1)

Persona të evakuuar, strehuar në hotele, çadra, qendra sociale e familje:

Të evakuuar:……………………3224

Hotele:……………………………1961

Çadra:…………………………….964

Qendra sociale:………………..867

Familje:………………………….2525

Vijon ndërkohë, me intensitet puna në terren për inspektimin e të gjithë dëmeve në banesa nga ekipet vendase dhe ndërkombëtare në të gjithë qarqet e prekura.

Duke falënderuar partnerët dhe të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, grupit të 55 ekspertëve nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra, Maqedonia e Veriut dhe Franca, që i’u janë bashkuar 74 ekspertëve shqiptarë, dëshiroj të njoftoj se sot i janë bashkuar edhe 30 inxhinierë nga Kosova, duke e çuar numrin gjithsej, në 159.

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të inspektimeve, dhe situata për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është si në vijim:

Në qarkun Durrës për periudhën 29 Nëntor-2 dhjetor janë shembur nga rreth 17 objekte, prej të cilave:

§ Durrës – 9 objekte

§ Thumanë – 8 objekte

Janë në proces prishje në total në shkallë Qarku 6 objekte: 5 në Durrës dhe 1 pallat në Thumanë, si në vijim:

§ Akualisht po përgatitemi për prishjen e 2 objekteve, njëri 3-katësh dhe tjetri 5-katësh në Shkozet, Durrës

§ Vijon prishja e një objekti 5-katësh tek Lagjja Kënetë, Durrës

§ Vijon puna në prishjen e objektit 4–katësh në zonën e plazhit (pas hotel “Koral”)

§ Vijon puna për prishjen e objektit 5-katësh, hotel “Ljubana”

§ Vijon puna për prishjen e një tjetër objekti 4-katësh në zonën e plazhit (tek Rrota e Kuqe)

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:

· Në objektin afër Kompleksit “Tropikal

· Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës

· Në kompleksin “Miramare”

· Në hotel “Vila Verde”

· Në ndërtesën e Familjes Lala, në Kënetë;

· Në objektin në Rr. “Bashkimi”, Durrës

· Në objektin në Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës

Në Thumanë: Aktualisht, po pritet të filloi puna për prishjen një objekti.

Në rang qarku Durrës janë 541 objekte të inspektuara deri sot në orën 12:00.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për ndihmën e pakursyer dhe përkushtimin e 239 Vullnetarëve dhe 15 OJF-ve të regjistruar në e-albania për përballimin e nevojave të qytetarëve të prekur nga pasojat e tërmetit./kp