113 të vdekur nga rrëshqitja e tokës në një minierë në Mianmar

23

Të paktën 113 minatorë kanë humbur jetën këtë të enjte nga rrëshqitja e dheut në një minierë të gurit të çmuar në veri të Mianmarit, transmeton VizionPlus.

Rrëshqitja e dheut u shkaktua si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, duke u kthyer në një tragjedi për 113 minatorë, të cilët ishin duke mbledhur gurë të çmuar në qytetin Hpakantarea. Ndërkohë, mbi 200 të tjerë janë të bllokuar, teksa ekipi i shpëtimit ndodhet në zonë dhe po vijon operacionin.

“Minatorët janë goditur nga një ‘valë baltë’ që pushtoi minierën pas shirave të shumtë. Fillimisht u nxorën 35 trupa të pajetë, ndërsa më pas u nxorën edhe 15 tjerë (në ora 10:00 të mëngjesit)”, njoftoi departamenti i zjarrit të vendit.

Comments are closed.