Sulmuesi brazilian, Neymar do të transferohet në PSG për 222 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit. Por, në një studim të bërë nga Goal.com, del se PSG me 222 milionë euro, ka mundur të transferojë një skuadër të tërë prej 11 lojtarëve. Dhe atë jo çfarëdo lojtarësh, por kampionë dhe lojtarë të mëdhenj, të cilët kanë lënë gjurmë në histori të futbollit.
Formacioni: Szczesny 12 milionë euro, Bonucci 42 milionë euro, Pepe i lirë, Kolasinac i lirë, Alves i lirë, Rodriguez 17 milionë euro, Matic 45 milionë euro, Biglia 17 milionë euro, Rooney i lirë, James 10 milionë euro dhe Lukaku 85 milionë euro.