Aksioni i udhëhequr nga Inspektorati Policor i Kosovës në Karaqevë ka vë në pranga 11 policë të Kosovës.
Gazeta Infokus ka mësuar nga burimet brenda institucioneve të sigurisë se në mesin e këtyre policëve 3 janë të komunitetit serb, shkruan Gazeta Infokus.
Këta po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të njëjtit dyshohet se kanë bashkëpunuar me mafian në këtë zonë duke lejuar e ndihmuar lojërat e paligjshme të fatit e prostitucionin.