Paraqitje e mrekullueshme e Santi Cazorlas mbrëmë, derisa 34 vjeçari tregoi se klasi është i përhershëm. Cazorla, që kaloi dy vite të vështira të jetës duke u operuar 11 herë për të rehabilituar tërësisht lëndimin e pësuar në thembrën e Akilit – iu kthye mbrëmë ballinave me Villarrealin dhe e pa veten në të gjitha mediat sportive. Përkundër se regjistroi dhjetë paraqitje si startues këtë stinor, ai pikërisht ndaj Real Madridit shkëlqeu, ku shënoi për epërsinë 1-0 të nëndetëses dhe barazimin 2-2 në fund, për t’ia marrë një pikë të vlefshme kampionëve të posashpallur të Botës.
Në anën tjetër, Villarreal me pikën e tuar ka dalë nga zona e rrezikshme e La Ligas, duke pasur pikë të njëjta me Athletic Bilbaon, që gjithashtu po përjeton ditë të rënda. Real Madridi në anën tjetër me këtë barazim mbetet 7 pikë larg Barcelonës kryesuese në tabelë.
https://www.youtube.com/watch?v=Tk9GO5gBPQA