Granda ka shkruar emrin në librat e historisë në La Liga në ndeshjen kundër Real Betis, ku fituan 4:1. Trajneri Lucas Alcaraz ka hedhur në fushë 11 lojtarë me 11 nacionalitete të ndryshme, duke shkruar kështu histori, pasi kjo ndodhi për herë të parë në La Liga, raporton Marca.
Këta janë 11 lojtarët të 11 nacionaliteteve të ndryshme që startuan ndaj Betisit:
Ochoa (Meksikë), Adrián Ramos (Kolumbi), Ingason (Islandë), Gastón Silva (Uruguai), Hongla (Kamerun), Wakaso (Gana), Andreas Pereira (Brazil), Foulquier (Francë), Uche Agbo (Nigeria), Hector (Spanjë) dhe Carcela (Marok).