Shkup, 16 maj – Një person ka marrë lëndime të rënda, ndërsa nëntë janë lënduar në lehtë në gjashtë nga 11 fatkeqësi të komunikacionit tlë regjistruara në rajonin e SPB Shkup.
Policia rrugore sanksionoi 87 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa ka përjashtuar nga komunikacioni 12 vozitës, prej të cilëve katër nën ndikim të alkoolit, tetë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit motorizues dhe katër vozitës fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar 13 automjete të paregjistruara, gjashtë automjete në mënyrë jo të rregullt, 84 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa 68 automjete janë marrë nga automjeti i posaçëm.
Shtatëmbëdhjetë këmbësorë kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, ndërsa 33 vozitës kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe.
Dy vozitës kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, dy vozitës nuk u kanë dhënë përparësi kalimtarëve për të kaluar, pesë janë reshtuar në mënyrë të parregullt, njëri ka tejkaluar në mënyrë të parregullt, përderisa shtatë vozitës nuk kanë përdorur kapelë mbrojtëse me motoçikletë dhe moped.