Shkup, 28 shtator – Futbollisti i talentuar nga Maqedonia Elif Elmas dje edhe zyrtarisht ka pasur paraqitjen e tij te gjiganti turk Fenerbahçe, njofton gazeta KOHA. Ai është prezantuar si ardhmëria e klubit bashkë edhe me dy futbollist tjerë të cilët arritën te Fenerbahçe, holandezi Vinsent Jansen dhe Luis Neto. Menjëherë pas prezantimit, Elmas ka folur për përshtypjet e tija të para dhe rruga se si ai arriti të transferohet te skuadra nga Stambolli.