Shkup, 31 gusht – Më 29 gusht mbushen 107 vite nga dalja e numrit të parë të gazetës “Shkupi”. Kjo gazetë jo vetëm që i përcillte me vëmendje ngjarjet që i paraprinë zgjimit dhe vetëdijesimit kombëtar, por me një entuziazëm të madh informonte lidhur me ngjarjet politike që po zhvilloheshin në planin kombëtar, rajonal dhe lëvizjet diplomatike në arenën ndërkombëtare që ishin vendimtare për fatin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.