Shkup, 22 shtator – Ish kampioni i Maqedonisë dhe fituesi i shumë medaljeve ndërkombëtare, Skender Jahiu, tani më është bërë edhe me licencë të trajnerit dhe të njëjtën e ka marrë pas trajnimit disa ditorë që ka pasur në Tiranë nga Federata Botërore e AIBA-së. Derisa, pas kësaj ai ka vendosur që të angazhohet tek kampioni aktual i Maqedonisë në boks KB “Çair”. I kënaqur me angazhimin e Jahiut te KB “Çair” ka mbetur trajneri i këtij klubi Faton Salihu.
“Jam shumë i kënaqur se në klubin tonë u licencua edhe një trajner me licencë te AIBA-së. Me shokun e kolegun tim tash së bashku do të vazhdojmë rrugën për suksese. Mos të harrojmë se tek klubi kemi edhe ish trajnerin tonë Enver Salihu, ku së bashku do të punojmë që t’ia kthejmë namin ‘Lirisë’ qe me herët e kishim”, tha Salihu për “ArenaRing”. Ndërkohë, Jahui më veç ka filluar punën duke realizuar stërvitjen e parë në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup.